Sot (e enjte), duke filluar nga ora 14:00, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Në rend të ditës janë tri pika.

Në këtë mbledhje, siç njoftohet, do të diskutohet në lidhje me konsultimin për funksionalizmin e trupave punuese të Kuvendit dhe për miratimin e buxhetit për disa komuna.

“Rendi i ditës: 1. Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit, 2. Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, 3. Të ndryshme”, thuhet në njoftim.