Dëshmitari kryesor i rastit të vrasjes së Agon Zejnullahut, Gazmend Bleta, ka dhënë rrëfimin e tij ekskluziv për rastin.
Për Vox Kosova, Bleta ka treguar se para ardhjes së policisë, Zejnullahu shfaqte shenja të paranojave.
“Problemi i tij më i madh ish kanë që veç kur të nalen kerret me ngajtë ai me iu hi në kerr njerëzve. Që domethanë me kanë vet. Ose kur e pajke naj kalimtar të rastit kqyrke veç me e shty, se menojke që ai po e kap, po e nxen Agonin kshtu”, ka rrëfyer dëshmitari Bleta.
“E vetsha i thosha çka ki Agon, thojke kurgjo kurgjo s’kom. Edhe tonë kohën veç i përcjellke njerëzit kqyrke me i shty kështu, se menojke që po e bllokojnë. Nuk ish kanë vetvetja”, thotë ai
Agon Zejnullahu vdiq tragjikisht orët e para të mëngjesit të 7 korrikut.
Për vdekjen e tij gjatë arrestimit po hetohen pesë policë të cilët dyshohet se tejkaluan kompetencat e tyre duke përdorur forcë të tepruar si pasojë e së cilës vdiq 37-vjeçari.








