Edhe 27 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit, por partitë nuk kanë ndërmarrë asnjë lëvizje në këtë drejtim.
Kryeministri Albin Kurti, tha të hënën se do t’i ftojë në takim partitë opozitare, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim se e ka bërë.
Seanca e 5 marsit për zgjedhjen e Presidentit dështoi për shkak të kuorumit, më pas Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin.
Kushtetuesja konstatoi se dekreti i saj nuk prodhon efekt juridik dhe i dha Kuvendit afat prej 34 ditësh për ta përmbyllur këtë proces.








