Në komunën e Suharekës, pas numërimit të 25 për qind të votave, në vend të parë renditet Bali Muharremaj i AAK-së.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Muharremaj ka siguruar deri më tani 45.43 për qind të votave.
Në vend të dytë renditet Ardian Shala i LDK-së me 32, 46 për qind.
Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Hamdi Bytyçi, ka marrë 11.76 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me Dardan Berishën, ka 10,35 për qind.
