Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të shkojë në Kuvend dhe ta miratojë në lexim të dytë Ligjin për Gjykatën Speciale. Ajo, në një postim në profilin e saj zyrtar në Facebook, thotë se Kurti nuk duhet të nxisë, provokojë e urdhërojë më pas policinë të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve.
“Sot nuk na duhen përplasje. Nuk na duhen tensione. Nuk na duhet dhunë. Na duhet përgjegjësi. Na duhet qetësi. Na duhet guxim politik. E ke për detyrë të jesh në Kuvend. E ke për detyrë të dëgjosh qytetarët. E ke për detyrë të votosh”, shkroi Çitaku.
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale u votua të hënën e 5 tetorit në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës kërkoi mocion që i njëjti të futet në procedurë të përshpejtuar për lexim të dytë, mirëpo që kjo u kushtëzua nga VV e cila po kërkon që në këmbim të Ligjit, PDK t’ia votojë Presidentin.









