Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sapo ka konfirmuar se së paku 22 persona janë vrarë dhe 85 janë lënduar nga sulme që kanë shënestruar 73 qytete e fshatëra të Ukrainës përgjatë natës, disa orë pasi “të gjithë shpresuan edhe një herë se vdekjeve do t’u vijë fundi”.

Ai i komentoi edhe disa detaje nga sulmet, përfshirë një në një spital të qytetit të Kamianske që la tret ë vdekur mes të cilëve edhe një grua shtatëzënë 23 vjeçare.

Zelenskyy tha: “Çdo vrasje e njerëzve tanë nga rusët; çdo sulm rus, kur do të mund të kishte një armëpushim shumë kohë më parë, nëse Rusia nuk do të refuzonte – krejt kjo tregon se Moska Meriton një presion sanksionues shumë të egër, të dhimbshëm e pra kështu të drejtë dhe efektiv”.

“Ata duhet të sforcohen për të ndalur vrasjet dhe të bëjnë paqe.”

Ai e falendëroi Presidentin amerikan për komentet e së hënës, dhe gjithë liderët e tjerë që po i bëjnë presion Rusisë, por shtoi: “Paqja është e mundshme, por vetëm kur Rusia e ndalon luftën që e ka nisur dhe kur ndalon trupat e saj që torturojnë popullin tonë.”