Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka propozuar dy data për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. 21 dhjetori ose 11 janari, sipas tij, janë datat më të përshtatshme.
“21 dhjetor, nëse jo 21 dhjetor atëherë do të ishte mirë 11 janar, pra jo në mes të pushimit që është për të gjithë, për diasporën. Është një rrezik që shumë njerëz të shkojnë jashtë vendit në periudhën, pra të pushimeve vjetore”, ka thënë Haradinaj për gazetarët.
Ndryshe, pasi që dy mandatarët e Vetëvendosjes – Albin Kurti dhe Glauk Konjufca – dështuan që ta krijojnë Qeverinë e re, është hapur rruga për zgjedhje të reja.
Në këtë drejtim, Presidentja Vjosa Osmani është duke mbajtur një takim me krerët e partive politike për t’u konsultuar në lidhje me datën e zgjedhjeve të reja.









