Me 20 për qind të votave të numëruar, Shaqir Totaj i PDK-së, është duke prirë me 46.88 për qind të votave në Prizren, i ndjekur nga Artan Abrashi i VV-së 24.11 për qind të votave. Me këto rezultatet, Totaj dhe Abrashi shkojnë në balotazh.
I treti, sipas rezultateve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, renditet Driton Selmanaj i LDK-së, me 11.37 për qind.
E katërta është Emilja Rexhepi me 6.59 për qind, ndërsa i pesti Zafir Berisha me 4.93 për qind.










