Sanae Takaichi, kryeministrja e re e Japonisë, ka tronditur kabinetin e saj javën e kaluar, kur i mblodhi të gjithë në zyrën e saj në orën 3 të mëngjesit për një mbledhje përgatitore për një dëgjim të komitetit të buxhetit.
Takaichi ka thënë se ajo fle vetën dy deri në katër orë gjumë gjatë natës, duke ngritur shqetësim lidhur me përkushtimin e saj për një balancë më të mirë punë-kohë të lirë për punëtorët e stërlisur të vendit të saj.
Duke komentuar sytë e saj të nxirë, Takaichi u ka thënë anëtarëve të parlamentit se ajo mbijeton me gjumë minimal, një shprehi që ajo e ndan me heroinën e saj politike, Margaret Thatcher, pasi pyet se si do të ndërhyjë në orët e stërzgjatura të punës në Japoni.
“Unë flej rreth dy orë tani, katër orë më së shumti”, u tha ajo deputetëve në një komitet legjislativ këtë javë. “Sigurisht është gjë e dëmshme për lëkuren time”.
Japonia ka dështuar tash e sa kohë të ndryshojë kulturën e korporatave që presin që punëtorët të punojnë për orë të tëra dhe shpesh të socializohen me kolegët mbrëmjeve.
Këto orë të shumta pune janë parë si arsyeja e rritjes së “karoshi”, vdekjes nga puna, dhe si vështirësi për çiftet e lodhura të rrisin nivelin e ulët të natalitetit në vend.
Ka një shqetësim se Takaichi pret nga punëtorët të punojnë orë më të gjata për të rritur ekonominë e vendit, ndërsa administrata e saj pritet ta rrisë limitin e orëve pas orarit.
“Nëse mund të krijojmë një situatë ku njerëzit mund të balancojnë kujdesin për fëmije dhe përgjegjësitë për kujdes sipas dëshirës së tyre, si dhe të jenë në gjendje të punojnë, të pushojnë dhe të relaksohen, kjo do të ishte ideale”, ka thënë Takaichi.
Orari i gjatë i Takaichi ka ngritur shqetësime tek miq e kundërshtarë politikë. Ken Saito, një ish-ministër i ekonomisë i partisë së saj, ka thënë se është vërtetë i shqetësuar për shëndetin e kryeministres, ndërsa Katsuhito Nakajima, një deputet opozitar, i ka kërkuar asaj të bëjë më shumë gjumë, duke shkaktuar një buzëqeshje në fytyrën e kryeministres.
Ajo nuk është e vetmja japoneze që nuk fle sa duhet edhe pse bashkëkombësit e saj e tejkalojnë maksimumin e saj prej katër orësh në ditë.
Një studim ka gjetur se japonezët flenë mesatarisht 7 orë e 1 minutë gjatë javës, 38 minuta më pak se mesatarja ndërkombëtare e shumë më pak se popujt e SHBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë e Kanadasë.









