Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, kishte shkelur të gjitha ligjet e mundshme, të gjitha normat e sjelljes të një udhëheqësje në këtë dikaster kaq të rëndësishëm – vetëm e vetëm, t’i hapte rrugë një korrupsioni të paparë në skandalin e rezervave shtetërore.

Vec shikoni krimin, që përshkruhet në aktakuzën e ngritur së fundmi nga Prokuroria Speciale.

Si pikë e parë, ajo ka përfshirë në proces njeriun e Kurtit, që s’është as person zyrtar dhe s’ka asnjë lidhje me këtë punë, Ridvan Muharremin, në negociatat për blerjen e rezervave shtetërore. Aq shumë pushtet i dhanë këtij njeriu, sa që të tjerët mendonin se ishte këshilltar i Rozeta Hajdarit – sepse vendoste për gjithçka, e në disa raste urdhëronte edhe shkarkim nga puna të zyrtarëve të Ministrisë.

Në restaurantin e Ridit të Kurtit ishin zhvilluar edhe negociatat me kompaninë turke, të favorizuar nga Muharremi e Rozeta Hajdari për blerjen e grurit. Drekat e darkat që haheshin aty nga zyrtarët e shtetit, paguheshin nga buxheti i taksapaguesve – nga zyra e kryeministrit dhe Ministria e Udhëhequr nga Rozeta Hajdari.

Atë ditë, kur u nënshkrua kontratë korruptive me kompaninë turke, e cila është e specializuar për ndërtim e jo për ushqim – dreka u qeras nga Zyra e Kurtit, natyrisht me para të popullit.

Këto negociata në fakt ishin vetëm farsë, sepse kompania turke e kishte lëshuar gjashtë ditë para lidhjes së kontratës faturën prej 4 milionë e 800 mijë euro. Gjë që dëshmonte, se këta ishin marrë vesh shumë më herët. Në krejt këtë proces, ishin eliminuar edhe kompani që kishin ofertuar më lirë.

Kur zyrtarë të ministrisë tentuan herë pas here ta ndalonin, Rozeta Hajdari nervozohej, e ju drejtohej me fjalët  “Mbylle gojën” “Mendimi yt nuk më intereson fare” “Kur unë jam këtu, t’i nuk flet” e të tjera.

Njëjtë sikurse me grurin kishte ndodhur edhe me vajin e sheqerin. Kompanitë e Ridit, me konfirmimin e Rozeta Hajdarit kishin fituar kontratën.

Prokuroria Speciale e ka specifiku shumë qartë se procedura e blerjes së rezervave shtetërore duhet të jetë e hapur. Sekret është veç vendndodhja e rezervës, e cila i është zbulu Ridit, e madje ai e ka përcaktu edhe se ku ka me u rujtë malli.

Rozeta Hajdari, nën dijeninë e Albin Kurtit që është ftuar si dëshmitar dhe nuk është paraqitur, me tendencën për ta fshehur hajninë – krejt këto veprime i bëri në emër të asaj që ajo i referohej si sekret shtetëror.

E kur ky sekret që në fakt s’ishte i tillë u zbulua – u mor vesh gjithashtu se Kosovës iu shkaktua dëm prej 2.9 milionë eurove.