Ish-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar liri për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë për krime të pretenduara lufte. Ai ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet.
Këto komente, Krasniqi i ka bërë në ditën kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën finale, ku ka filluar dëgjimi i fjalëve përfundimtare të palëve.
“Drejtësi për të vërtetën, liri për çlirimtarët, dinjitet për historinë e Kosovës. Historia nuk mund të rishkruhet”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Nga sot (9 shkurt) deri më 18 shkurt do të dëgjohen fjalët përfundimtare të palëve, ndërsa pas kësaj, trupi gjykues ka 90 ditë kohë të tërhiqet për vendimin përfundimtar.









