Gjykata Speciale dhe Belgjika kanë arritur një marrëveshje me 16 pika mbi zbatimin e dënimeve.

Marrëveshja në fjalë nënkupton se të dënuarit nga Specialja mund të dërgohen në burgjet e shtetit belg.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, personat e dënuar nga DHSK-ja mund ta kryejnë dënimin me burgim në Belgjikë, në varësi të kushteve që cakton DHSK-ja dhe miratimit të Belgjikës”, thotë gjykata në njoftimin e saj.

Sipas dakordimit të arritur, në Belgjikë mund të dërgohet edhe personi që është dënuar vetëm në shkallë të parë në Speciale.

Kjo nënkupton se nëse ndaj tij zhvillohen procedura në shkallë të tjera, Belgjika është e obliguar ta çojë në Hagë dhe ta kthejë nga atje të dënuarin varësisht nga orari i seancave.

Gjithashtu, nëse dënimi i dhënë nga Specialja është më i madh se dënimi i parashikuar me ligjin e Belgjikës, i burgosuri në këtë rast duhet të transferohet në një shtet tjetër.

Marrëveshjen e plotë e gjeni duke klikuar në këtë fjali.