Ardian Gjini i AAK-së ka fituar mandatin e tretë të tij si Kryetar i Gjakovës. Me 100 për qind të votave të numëruara, Gjini ka fituar 56.03 për qind të votave, apo 17 mijë e 24 vota.

Në vend të dytë renditet Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje me 43.97 për qind apo 13 mijë e 362 vota.