Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës “JO NË EMRIN TIM”, që do të mbahet nesër, më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Nga kjo platformë kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar edhe veprim institucional për vazhdimin e betejës juridike.
Përfaqësuesit e “Liria Ka Emër” kanë njoftuar se transport i organizuar do të ketë nga qytete të ndryshme të Kosovës.
“UÇK-ja na bashkon! Nuk e harrojmë lirinë, nuk e harrojmë sakrificën dhe nuk heqim dorë nga drejtësia”, u tha në konferencën për media.
Protesta mbahet: 1 TETOR | ORA 16:00 | SHESHI “SKËNDERBEU”, PRISHTINË, nën moton: “JO NË EMRIN TIM!”









