Belgjika i është bashkuar Australisë, Francës, Kanadasë e Britanisë në zotimin për të njohur shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme për të rritur presionin mbi qeverinë e Izraelit që të ndalojë luftën në Gaza.
“Palestina do të njihet nga Belgjika gjatë sesionit të OKB-së! Dhe sanksione të qarta do të vendosen drejt qeverisë së Izraelit”, ka njoftuar Prevot në platformën X.
I pari i diplomacisë belge bëri të ditur se qeveria e tij do të implementojë 12 sanksione mbi Izraelin në nivel nacional, si pasojë e çka po del të jetë një “tragjedi humanitare në Palestinë” dhe në përgjigje të dhunës së nxitur nga Izraeli në shkelje të ligjit ndërkombëtar.
“Belgjika u desh të marrë vendime të forta për të rritur presionin në qeverinë e Izraelit”, shkroi Prevot.