Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Skender Llugiqit, i dyshuar se në sallën e Kuvendit të Kosovës kishte bërë thirrje për pushkatimin e deputetit Ramush Haradinaj.
Llugiqi dyshohet për veprat penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “kanosje”.
Ngjarja kishte ndodhur të mërkurën, gjatë aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Sipas deklaratës së tij, ai kishte thënë se Ramush Haradinaj duhej të dënohej me shumë vite burg dhe më pas kishte deklaruar: “Duhet me u pushkatu.”
Skender Llugiqi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës po atë ditë.
Gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë një muaj në paraburgim.









