NË PRITJE TË KUSHTETUESES Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve

Osmani nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve të reja, pasi që është duke pritur Kushtetuesen.

NË PRITJE TË KUSHTETUESES Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve, sepse është në pritje të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit, i cili ka treguar se për këtë i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ që e pati me ta të premten.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, theksoi Kupina.

Pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit të enjten, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se ishte drejtuar Kushtetueses në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit.

“Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, shkruante Haxhiu në Facebook më 5 mars.

Një ditë më pas, Osmani shpërndau Kuvendin dhe mbajti një takim me krerët e partive politike. I vetmi që nuk shkoi në takim ishte Albin Kurti i Vetëvendosjes. Ai dhe vartësit e tije  kanë konsideruar antikushtetues dekretin e Osmanit.

LAJME

SKANDAL Osmani pranon se ia caktoi qëllimshëm Kurtit datën e zgjedhjeve më 28 dhjetor

BORDI I PAQES Osmani: Ftesa nga Trump më erdhi në dy të natës, kërkova të shkonte Kurti, s’lejuan

Besëthyer Osmani: Kurti u zotua se do të më përkrahte, më tha Presidentja më e mirë e shekullit 21

FAKT YOU

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

PERANDORIA E TENDERËVE Njeriu i afërt me VV-në fitoi 174 tenderë, mbi 89 milionë euro për 5 vjet nga institucionet publike shëndetësore

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin