Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA do të marrë “masa shumë të ashpra” ndaj Iranit nëse ekzekuton protestuesit kundër qeverisë së Ayatollah Ali Khamenei.
Grupe për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 2,400 demonstrues anti-qeveritarë janë vrarë gjatë masave të dhunshme nga autoritetet iraniane.
Familjarët e Erfan Soltani-t, një iraniani 26-vjeçar, i cili u arrestua javën e kaluar, kanë thënë për BBC Persian se familjari i tyre parashihej të ekzekutohej të mërkurën, por nuk dihet nëse kjo ka ndodhur apo pritet të ndodhë.
Një përfaqësues nga Organizata Hengaw për të Drejtat e Njeriut ka thënë për BBC se ata “kurrë nuk kanë parë një rast të lëvizte kaq shpejt”.
“Nëse i varin, do të shihni disa gjëra… Ne do të marrim masa shumë të ashpra nëse bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Trump për CBS News.