Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se vendimi lidhur me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të paraqitura në kërkesë.
Në një përgjigje, Gjykata ka theksuar se rasti do të trajtohet në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së saj.
“Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.
Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit është dorëzuar nga 30 deputetë të Lëvizjes Vetwvendosje, të cilët kanë kërkuar edhe pezullimin e përkohshëm të këtij dekreti deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.