Kriza energjetikeImport i lartë, mungesë prodhimi dhe zgjidhjet afatgjata që i refuzoi Qeveria Kurti

Gjatë vitit 2025, ka pasur raportime për import të lartë të energjisë me vlera qindra milionëshe. Në këtë tregtim të rrymës së Kosovës, përfitues i milionave kishte qenë edhe biznesmeni serb Vuk Hamoviç përmes kompanisë së tij të tregtimit të energjisë, Energy Financing Team (EFT).

Kolapsi energjetik në vend ka rikthyer sërish zhurmën e gjeneratorëve. Mungesa e prodhimit dhe një konsum i lartë kanë bërë që të ketë vështirësi në furnizim dhe kjo gjendje ka hapur rrugë për import të madh të rrymës.

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë me dije se është detyruar të sigurojë rreth 50% të energjisë elektrike përmes importit.

Sipas saj, kjo është bërë përmes kontratave bilaterale, por edhe përmes tregtimit me oferta brenda-ditore.

KESCO ka folur për vështirësi në sigurimin e energjisë, siç ka thënë, për shkak të problemeve në kufirin me Serbinë dhe kapaciteteve të kufizuara në kufijtë me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe ALPEX, bursa e përbashkët energjetike e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk ka ofruar furnizim të mjaftueshëm.

Gjatë vitit 2025, ka pasur raportime për import të lartë të energjisë me vlera qindra milionëshe. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, Kosova ka importuar 325 mijë megavat-orë.

Në këtë tregtim të rrymës së Kosovës, përfitues i milionave kishte qenë edhe biznesmeni serb Vuk Hamoviç përmes kompanisë së tij të tregtimit të energjisë, Energy Financing Team (EFT).

Kjo kompani ishte licencuar për tregtim dhe furnizim me energji në Kosovë në vitin 2021 nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Përveç problemeve me furnizimin me energji, qytetarët e Kosovës janë përballur gjatë këtyre pesë viteve edhe me shtrenjtimin e faturave.

Një shtrenjtim i radhës i rrymës është paralajmëruar të ndodhë edhe në pranverën e këtij viti.

LAJME

STILI I RI Abdixhiku nuk jep dorëheqje – e ofron atë  

PËRGJEGJËSIA PËR REZULTATIN “Standardi i vendosur” – Hykmete Bajrami tregon pse kërkoi dorëheqjen e Abdixhikut dhe u largua vetë

LAJMI I FUNDIT SHBA ngrinë vizat për Kosovën dhe mbi 70 vende të tjera

FAKT YOU

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

E PABESUESHME Albin Kurti duke bërë thirrje publike për shkelje kolektive të ligjit nga shtetasit e Kosovës

DHOMA SPECIALE

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

WOW JACK FBI zbulon se Jack Smith pagoi “dëshmitarë” kundër Trumpit – ngjashëm akuzohet se bëri kundër UÇK-së

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani