Intervistë Nga Albin Kurti i lodhur po pëson Kosova

Arben Taravari ka artikuluar kritika të ashpra, si kurrë më parë, ndaj Kryeministrit Albin Kurti. Në një intervistë për VOX Kosova, ai e ka quajtur atë edhe si bllokues të shtetit të Kosovës.

Intervistë Nga Albin Kurti i lodhur po pëson Kosova

Arben Taravari dhe Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë “kumbar” i koalicionit “VLEN”, por edhe “kumbar i s’VLEN-it”, siç e quan ai tani në mënyrë ironike këtë formacion politik, pjesë e të cilit nuk është më.

Në një intervistë për VOX Kosova, Taravari, që dikur vlerësonte Kurtin, tani që bashkëpunoi me të, nuk kursen kritikat ndaj tij. Ai e quan edhe “bllokues të shtetit” të Kosovës.

“Mesa duket pushteti e ka lodhur pak dhe kur lodhet një kryeministër e keqja është se pëson shteti”, tha Taravari.

“Dhe po, Albin Kurti ishte kumbari i VLEN-it ashtu si Albin Kurti ishte dhe kumbari i SVLEN-it”, shtoi.

Përkundër se Taravari nuk është më pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pasi u dorëhoq për shkak të, siç thotë ai, “politikave anti-shqiptare” që po i zbaton ekzekutivi i Hristijan Mickoskit, Kurti vazhdon mbështetjen ndaj kësaj Qeverie, pjesë e të cilës janë edhe disa parti shqiptare.

Por, Taravari thekson se nuk e di se sa ka kohë dhe “interes” që Kurti të merret me ta, nderkohë që “ka muaj që mban peng Kosovën”.

“Kurti nuk është i qetë sa duhet për të pasur ndonjë qëndrim serioz në lidhje me qeverinë e shtetit tonë”, vlereson ai. 

Në këtë intervistë, Taravari flet edhe për arsyet e dorëheqjes nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, duke përmendur ndikimin serbo-rus në Maqedoni, mospunësimin e shqiptarëve dhe nacionalizmin e Mickoskit. Edhe për ish-partnerët e tij të koalicionit VLEN, ai dërgoi një mesazh.

Intervista e plotë e Arben Taravarit për VOX KOSOVA.

VOX Kosova: Z. Taravari, pse s’VLEN?

Arben Taravari: Më vjen mirë që edhe ju bashkoheni me ne dhe përdorni termin “svlen”. Për t’i dhënë përgjigje pyetjes suaj do të përdor një histori të kohës së Napoleon Bonapartit. Në kohën e tij ishte e detyruar që në çdo fshat, lagje e qytet ku Napoleoni të kalonte, të binin këmbanat. Njëherë, në një fshat në të cilin po ecte Napoleoni, këmbanat nuk ranë fare. Dënimi për famulltarin ishte gijotina, por para se t’i prisnin kokën, Napoleoni kërkoi t’ia sillnin famulltarin. Kur erdhi, e pyeti: Para se të vdesësh, po të jap një mundësi: nëse më jep një arsye të fortë pse nuk i re këmbanave, do të ta shpëtoj jetën.

Famulltari iu përgjigj: Madhëria juaj, ka 1001 arsye pse nuk i rashë këmbanave, por kryesorja është që nuk ka këmbana fare. Epo çfarë janë ato që shoh aty lart? – pyeti Napoleoni. Ato ishin këmbana, tha famulltari, por nuk bien më sepse ju prenë litarët për topat tuaj…

VOX Kosova: Pse po konsideroni që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut s’kanë qenë kurrë më keq se me Qeverinë VMRO-VLEN?

Arben Taravari: Nuk e konsideroj, e di, dhe bashkë me mua e di shumica dërrmuese. Fryma sllavo-serbe që ka hyrë në vend nuk mund t’i shkojë për shtat kurrsesi një populli evropian si shqiptarët. Jemi armik i lashtë i diktaturave, ashtu si jemi edhe viktimë e tyre.

Nga të drejtat elementare si janë gjuha dhe kombi, orientimi evropian i vendit, e deri te punësimi që është jetik për çdo njeri, ne jemi jo vetëm të anashkaluar por të nëpërkëmbur.

VOX Kosova: Si e gjykoni veten nëse ktheheni në retrospektivë dhe kujtoni se keni kritikuar kritikët e Mickoskit, i cili hapur shprehte nacionalizmin maqedonas – mbaj mend në një intervistë që e kemi bërë në prag të zgjedhjeve parlamentare ku thoshit se “jam i gëzuar të bashkëpunoj me një profesor si Mickoski…”?

Arben Taravari: Po, kam pasur të drejtë në atë që kam thënë. Unë edhe sot kam respekt për Mickovskin si profesor dhe si një njeri patriot; kam respekt për çdo tjetër që është i tillë. Por fatkeqësisht kryeministri humbi kthjelltësinë politike dhe nisi të vepronte me një retorikë të theksuar nacionaliste e madje dhe me nuanca separatiste, që nuk i shkojnë për shtat as Evropës së shekullit XXI dhe sidomos një vendi multietnik.

VOX Kosova: Cili ishte shkaku kryesor që vendosët të largoheni nga Qeveria?

Arben Taravari: Kishte disa: nga mos-punësimi i shqiptarëve, që filloi të kthehej në normë e më pas norma në normalitet, e deri te “afiniteti” me botën serbe.

Ky afrim automatikisht na largoi nga rruga e BE-së dhe kjo ishte arsyeja kryesore që vendosa të dal nga tashmë një grup që po thur komplote mbi pafajësinë e atyre që e besuan.

Në BE është ngritur shqetësim i madh për ndikimin ideologjik serbo-rus në Maqedoni. Kjo punë nuk është aq teorike sa duket dhe as aq ideologjike sa të mos na bëjë përshtypje. Ne si shqiptarë duhet të jemi dhe jemi rojet kryesore të demokracisë së lashtë evropiane.

VOX Kosova: Keni thënë që Kryeministri Albin Kurti ka qenë “kumbari” që ju të bëheshit pjesë e koalicionit “VLEN”. Tani që jeni larguar, cilat janë raportet tuaja me të, a keni vlerësime për të siç keni pasur më herët?

Arben Taravari: Për fat të mirë bota dhe njerëzit nuk ndahen në dy ngjyra, bardh e zi.

Dikur Albin Kurti ishte vërtet një figurë frymëzuese dhe ende sot gëzon respektin tim për momente të caktuara. Por mesa duket pushteti e ka lodhur pak, dhe kur lodhet një kryeministër, e keqja është se pëson shteti.

Dhe po, Albin Kurti ishte kumbari i VLEN-it, ashtu siç ishte edhe kumbari i SVLEN-it.

VOX Kosova: Ju po thoni që shqiptarët s’kanë qenë kurrë më keq se me Qeverinë aktuale, mirëpo kryeministri Kurti e mbështet këtë Qeveri. A nënkupton kjo që Kryeministri i Kosovës po e mbështet një Qeveri anti-shqiptare në RMV?

Arben Taravari: Unë sinqerisht nuk e di sa kohë dhe interes ka z. Kurti të merret edhe me ne, ndërkohë që ka muaj që mban peng Kosovën duke treguar një kokëfortësi që më shumë më bën të besoj se është lodhje.

Pra, mendoj që z. Kurti nuk është i qetë sa duhet për të pasur ndonjë qëndrim serioz në lidhje me Qeverinë e shtetit tonë.

VOX Kosova: Shumë kush ka aluduar se Kurti ndikoi që të bëheni pjesë e Qeverisë, ndërsa Edi Rama ndikoi që të largoheshit. Sa janë të vërteta këto pretendime?

Arben Taravari: Mirë e thatë, mund të kenë aluduar, por ta dini se shumica janë të qartë (nuk aludojnë), që ishte vullneti im që më bëri të hyj në Qeveri e po ashtu të dal prej saj.

VOX Kosova: Çfarë mesazhi keni për ish-partnerët tuaj në “VLEN”, që vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë së Mickoskit?

Arben Taravari: Qetësi dhe reflektim.

VOX Kosova: Çka prisni nga zgjedhjet lokale dhe cili do të jetë bashkëpunimi juaj me partitë shqiptare?

Arben Taravari: Pres dhe e di që do të kemi fitore. Jam gati si gjithnjë të bashkëpunoj me çdo parti shqiptare që punon për shqiptarët e jo kundër tyre.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin