I braktisur nga institucionet e Kosovës, në mëshirë të fatit.
Kështu duket situata në të cilën është lënë ish-presidenti Thaçi në Hagë.
Aq keq financiarisht, sa që dy avokatë tani po punojnë falas për të në rastin ku akuzohet për pengim drejtësie.
Dhe jo për vullnet të mirë, por për faktin se ai s’ka mundësi t’i paguaj më ata.
Ai krejt çka ka mundësi t’i financojë janë një menaxher rasti dhe një konsulent me kohë të pjesshme në ekip të tij.
“Kjo s’mund të zgjas në pafundësi”, thotë mbrojtja, që paralajmëron një situatë edhe më të rëndë ku Thaçi mund të mbes krejtësisht pa avokat.

Kundër ish presidentit Thaçi në Hagë rëndojnë gjithësej 21 akuza.
10 për krime e lufte e 11 tjera për pengim të drejtësisë.