“Plagë e përjetshme” Flet për VOX Kosova babai i vajzës së rrahur në Gjilan

Një video e shpërndarë nga mediat në Kosovë tregoi dhunën brutale të ushtruar ndaj një vajze 13-vjeçare nga bashkëmoshataret e saja. Akti madje u incizua nga njëra prej tyre. Për VOX Kosova ka folur babai i viktimës, Arben Krasniqi.

Arben Krasniqi

Si “dhimbje të përjetshme” e ka përshkruar Arben Krasniqi, dhunën dhe maltretimin që u ushtrua nga një grup vajzash ndaj të bijës së tij të mitur. Ai, në një intervistë për VOX Kosova, ka treguar mes lotësh ndjesitë dhe traumat që i ka shkaktuar atij dhe familjes së tij kjo ngjarje.

“Plaga që i kanë shkaktuar vajzës edhe familjes sime frikësohem  që ka me qenë përjetësore. Nuk mundem me shpjegu dhimbjen edhe plagën që i kanë shkaktuar vajzës edhe familjes sime”, thotë Krasniqi.

Data 6 gusht, që përkon me ditën kur Krasniqi e pa videon ku vajza e tij maltretohej, do të mbetet si data më e “errëta e jetës sime”.

Ai nuk ka dilema se si është zhvilluar e tërë ngjarja. Dhuna, thotë ai, ka qenë “e planifikuar, e organizuar”. “Motivet kanë qenë të xhelozisë”, shtoi.

Krasniqi këtë punë ia ka lënë organeve të drejtësisë. “Pres që ky shtet të merret shumë seriozisht me rastin, t’i dënojë në mënyrën më të madhe të mundshme”.

“Aspak nuk ndjej mëshirë për asnjë vendim që do ta merr gjykatësi apo institucionet tjera relevante në këtë rast. Nuk kam asnjë gramë mëshirë për dhunueset as për prindërit e tyre”, potencoi.

Nëse shteti nuk merr masat e duhura, Krasniqi thekson se do ta shohin Kosovën si “të pajetueshme”. “Edhe e kemi menduar largimin, e them me shumë sinqeritet”.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin